Icardi, opsion tani edhe Gjermaninë !

Futboll 16 Shkurt 2018 10:21

Sulmuesi argjentinas i Inter, Mauro Icardi në tavolinë ka opsione të shumta për të shqyrtuar gjatë verës. Kur kemi parasysh që sulmuesi agjent të tij momentalisht e ka gruan e tij dhe duke ditur se në futboll shpesh edhe dëshirat e bashkëshorteve merren parasysh nga lojtarët për transferime, atëherë duket se vendimi nuk varet vetëm nga ai, në aspektin profesional dhe personal.

interesimeve të skuadrave si Real Madrid, Manchester United, PSG, por edhe Inter që dëshiron t’ia vazhdojë kontratën, tani u është shtuar edhe ekipi gjerman Bayern Munchen.

Argjentinasi momentalisht ka një klauzolë lirimi prej 110 milion euro, por ka datë të caktuar se kur mund të aktivizohet nga skuadrat e interesuara. Mirëpo Inter dëshiron t’i ofrojë marrëveshje të re me rritje page dhe bonuse të ndryshme që mund të shkojë deri në 8 milion euro, por sa do të arrijë ta konsiderojë sulmuesi këtë gjë, kur tani ka opsione tjera me top skuadrat e ligave më të mira në Evropë.

Agjentja njëherit edhe gruaja e tij, Wanda Nara kërkon pagë me bonuse deri në 10 milion euro dhe klauzolë të re që nis nga 150 e deri në 200 milion euro. Kurse, me një pagë të tillë, argjentinasi do të shndërrohej në lojtarin më të paguar Serie A.

Sipas shtypit italian, që në këtë rast është “FCInterNews.it”, i cili është medium i afërt me klubin e Inter, thuhet se Bayern Munchen ka bërë hapin e parë për argjentinasin, duke i bërë me dije të gjithëve se edhe bavarezët janë aty pari me “kuletën” e tyre.

Në anën tjetër, super agjenti Mino Raiola, para pak ditësh shfaqi interesimin ta bind Icardin të kalojë në Premier League, e që në këtë rast më saktësisht do t’i bie tek Manchester United, ku Raiola ka top klientët e tij si, Pogba, Lukaku, Ibrahimovic etj.

Tani topi, kushtimisht është tek sulmuesi argjentinas, i cili në verë pritet të vendos se në cilën anë do ta dërgojë. /Insporti.com

-->