Icardi transferohet te gjiganti evropian

Futboll 02 Shtator 2019 14:54

Do të jetë Paris Saint Germain destinacioni i radhës i Mauro Icardit, me sulmuesin argjentinas që pritet të mbërrijë rreth orës 17:00 në kryeqytetin francez dhe të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratat e reja.

Sipas mediave franceze është arritur marrëveshja për një huazim një vjeçar të argjentinasit, me të drejtë blerjeje për shifrën e 70 milionë eurove, ndërsa Icardi do të nënshkruajë njëkohësisht edhe rinovimin e kontratës me Interin, deri në verën e vitit 2022.

Aktualisht kanë mbetur për t’u sistemuar vetëm disa modalitete të vogla, ndërsa do të ishte një befasi e madhe për të gjithë, nëse marrëveshja do të dështonte, pasi të gjithë palët janë të prirura ta mbyllin me sukses.

Marrëveshja pritet të kënaqë të gjithë palët e përfshira, pasi Interi do të lirohet nga një futbollist që nuk bën pjesë në planet e skuadrës, PSG do të mund të merrte një sulmues me peshë, që në këto momente do t’i bënte shumë punë, ndërsa Icardi do të mund të luajë përkrah yjeve dhe të synojë objektiva madhorë.

-->