Ideja interesante e një kafiterie në Brazil

Futboll 26 Qershor 2018 09:54

Kampionati Botëror është një periudhë kur bizneset e përdorin atë për të promovuar vetën e tyre.

Kur flasim për futbollin, atëherë menjëherë mendja na shkon edhe te Amerika Latine, më saktë te Brazili, të cilët jetojnë me futbollin.

Një lokal në Rio de Janiero i ka premtuar gjithë klientëve pije falas sa herë që Neymar do të rrëzohet në ndeshjen ndaj Serbisë, e cila luhet të mërkurën me 27 qershor.

Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe pasi është e fundit në Grupin E dhe nëse Brazili humbet dhe në anën tjetër Zvicra barazon apo fiton, atëherë kjo do të thoshte eliminim për kombëtaren nga Amerika Jugore.

Oferta nga lokali në Rio është postuar në Instagramin e tyre dhe menjëherë është bërë virale në internet.

Duke e ditur se Neymar është një nga lojtarët që rrëzohet shpesh edhe me prekje të lehta, atëherë ky lokal me shumë mundësi do të shpenzojë më shumë se zakonisht.

Neymar arriti të shënoj golin e tij të parë në Botëror, në fitoren e Brazilit kundër Kosta Rikës. /Insporti.com

-->