Idrizi: Kritikon portierin e 89shit – jam i befasuar me tifozët e Dukagjinit

Dukagjini i Klinës e ka shënuar fitoren e parë në kampionat pas tetë xhirosh.
Husein Demiri shënoi golin e vetëm sot në takim ndaj Trepçës 89.
Pas ndeshjes trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi komentoi humbjen.
“Ishte ndeshja më e dobët prej se unë jam trajner i skuadrës”, tha fillimisht Idrizi për Supersport Kosova.
“Me lojë të tillë që bëmë nuk erdhi në shprehje fitorja sot, por jam i befasuar nga ana e tifozëve vendase kur ishim duke humbur në minutat e fundit gjuanin 3-4 topa në fushë për t’i ndalur aksionet tona, dhe kjo i bën dëm futbollit tonë”, tha Idrizi.
“Sot portieri nuk ishte në nivel, por jo vetëm ai pasi edhe pjesa tjetër e ekipit nuk treguan diçka më shumë dhe na duhet të përforcohemi në defanziv sepse kemi 8 ndeshje që pësojmë gol”, përfundoi Idrizi.