Idrizi: Në pranverë do të shihni një Trepçë ’89 krejt ndryshe

Futboll 07 Dhjetor 2019 14:51

Eliminimi nga DigitAlb Kupa e Kosovës ka lënë shije të hidhur në kampin e Trepçës ’89, jo për disfatën e pësuar, por për nga mënyra se si erdhi ajo (3-0), raporton Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i ‘minatorëve’, Shpëtim Idrizi paralajmëron ndryshime të mëdha pas ndeshjes në Suharekë.

“Kur portieri yt është lojtari më i mirë i ndeshjes kjo tregon se çfarë ndeshje ke zhvilluar edhe pse ne kishim disa mundësi tona. Sidoqoftë këtë ndeshje duhet të lënë pas dhe duhet shikuar përpara. Ne do të shikojmë të përforcohemi në 3-4 pozicione. Në pranverë do të shihni një Trepçë ’89 krejt ndryshe”, deklaroi Idrizi për “Super Sport Kosova”.

Trepça ’89 ka përfunduar vjeshtën në pozitën e tetë të renditjes tabelare në Superligë me 23 pikë.

-->