Idrizi: Nuk mungoi shpirti luftarak

Futboll 04 Qershor 2021 20:36

Mesfushori i Kosovës, Blendi Idrizi, që po merr lëvdatat pas paraqitjeve të tij ndaj San Marinos dhe Maltës, ka folur për ndeshjen e fundit

Kosova fitoi sot ndaj Maltës me rezultat 2-1, në një ndeshje që doli të jetë më e vështirë se sa ishte menduar.

“Nuk besoj se na mungoi shpirti luftarak, nganjëherë është fati në pyetje. Miloti kishte disa raste në pjesën e parë, andaj nuk besoj se ishte në pyetje shpirti sepse të gjithë e kanë dhënë maksimumin nga vetja. Sidomos ishte një rast, kur nuk arriti ta godas topin mirë”, ka thënë fillimisht mesfushori i Schalkes.

Tutje mesfushori kur u pyet se cili rol i pëlqen më shumë, mesfushor mbrojtës, apo sulmues, ai shtoi se nuk e ka problem.

“Unë jam futbollist që e shijon lojën. Trajneri fillimisht më tha të luaj më i tërhequr, por kur pamë Maltën të luajë pas më tha të avancoj”, ka thënë ai.

Krejt në fund Idrizi konfirmoi se është në bisedime me Schalke 04 dhe do të vendosin për të ardhmen. 

-->