Ky i fundit ka filluar të mendojë që tani për merkaton e verës dhe emri që ka përzgjedhur për të afruar është ai i mbrojtësit spanjoll të Realit të Madridit, Nacho Fernandes, i cili ka luajtur shumë pak me klubin spanjoll.

Sipas mediave iberike, Tare po përgatit një ofertë prej 15 milionë eurosh për mbrojtësin 30-vjeçar që aktivizohet me pikatore nga Zidane, por që mund të sjellë eksperiencë te Lazio, që minimalisht do garojë në grupet e Championsit sezonin e ardhshëm, transmeton SS.

Vetë mbrojtësi ka dhënë miratimin për kalimin në kampionatin italian, pasi te Lazio mund të gjejë hapësira për të luajtur rregullisht, ndërsa tani pritet të nisë puna për të arritur marrëveshjen me Realin.