Igli Tare kërkon trasnferimin e Xherdan Shaqirit

Futboll 17 Korrik 2021 09:29

Lazio i ka ofruar 12 milionë Euro Liverpool për të blerë Xherdan Shaqirin. Shqiptaro-zvicerani pëlqehet së tepërmi nga klubi bardhekaltër dhe drejtori sportiv Igli Tare ka nisur nga puna për ta sjellë atë në Romë.

Si fillim, Tare telefonoi trajnerin Mauricio Sarri pë ta pyetur nëse i intereson një futbollist si Shaqiri.

Pasi mori përgjigjen pozitive, ai kontaktoi me klubin anglez ku edhe bëri ofertën prej 10 milionë Eurosh, shto këtu edhe 2 milionë Euro bonuse.

Por “të kuqtë” e refuzuan dhe e bënë të qartë se ata nuk e lënë të lirë lojtarin pa 15 milionë Euro.

Mesfushori 29-vjeçar luajti me Liverpool në Premier League vetëm 5 takime sezonin e shkuar dhe ka edhe dy vite kontratë.

Ndërkohë që në Euro 2020, ai bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar tri gola e duke dhënë një asist.

Të dyja klubet pritet të negociojnë prapë kur Shaqiri të kthehet nga pushimet dhe e ardhmja varet nga vetë lojtari.

Ndërkohë bardhekaltrit janë gati që të bëjnë një ofertë të dytë më të kënaqshme.

-->