Igli Tare pretendon Kombëtaren e Shqipërisë

Futboll 02 Mars 2018 13:31

Ish-sulmuesi Shqipërisë, Igli Tare ka disa vite që është drejtor sportiv tek ekipi italian Lazio dhe është përzgjedhur si ndër më të suksesshmit në këtë rol në Itali.

Tare ka merita të mëdha tek Lazio, sa i përket projektit sportiv dhe financiar te ekipit romak, megjithatë ai ka një ëndërr tjetër në sirtarë.

Igli Tare pretendon që të jetë përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe këtë ai e zbuloi në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”.

“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub”, ka thënë ndër të tjera Igli Tare.

E kjo deklaratë e tij, me siguri se do të zgjoj kureshtjen dhe dëshirën edhe të tifozëve kuqezi. /insporti.com

-->