Iker Casillas dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Futboll 01 Maj 2019 16:37

Iker Casillas ka pësuar një sulm në zemër, sipas mediave portugeze, transmeton Insporti.com.

Legjenda e Real Madridit është dërguar në spitalin “CUF” në Porto, por besohet se gjendja e tij tashmë është stabile.

 

Mediat portugeze po ashtu raportojnë se sezoni ka përfunduar për Casillas.

37 vjeçari sapo ka vazhduar kontratën me gjigantin portugez, me synim për të qëndruar me klubin deri në moshën 40 vjeçari. /Insporti.com/

-->