Iker Casillas surprizon gazetarin shqiptar (VIDEO)

Futboll 28 Maj 2020 09:38

Ish-portieri legjendar i Real Madrid dhe i Spanjës Iker Casillas ka surprizuar gazetarin shqiptar, Glendi Tafaj.

Tafaj ka publikuar në Instagramin e tij një video të djalit të tij të vogël duke bërë një pritje në krevat dhe ka etiketuar ish-portierin spanjoll.

Casillias ka ripublikuar postimin e në profilin e tij në Instagram dhe kjo gjë ka lënë “pa fjalë” gazetarin.

“Faleminderit për ripostimin Casillas, është një nder i madh për mua. Djali im Maten të falënderon gjithashtu”, shkruan Glendi Tafaj në postimin e tij.

-->