Ilir Latifi rikthehet sonte në kafaz, ja detajet e meçit

Boks 05 Qershor 2021 16:39

Ylli shqiptar, Iliri Latifi sonte do të rikthehet në kafaz ndaj Tanner Boser, përballje kjo e peshave të rënda, shkruan Insporti.

Iliri aktualisht ka 14 fitore, tetë humbje dhe asnjë barazim, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim.

Latifi peshon në 111.8 kilogramë dhe është i gjatë 178 cm, ndërsa Boser peshon 105.5 kilogramë dhe është i gjatë 188 cm.

Takimi mes dyshes pritet të fillojë rreth orës 22:00. /Insporti

-->