Ilir Latifi tërhiqet nga meçi ndaj rusit Aleksei Oleinik, zbulohet arsyeja

Boks 26 Mars 2022 23:01

Ishte paraparë që Ilir Latifi të rikthehej sonte në tetëkëndësh, ku përballë do ta kishte rusin, Aleksei Oleinik, por ky meç nuk do të zhvillohet, njofton Insporti.

Kjo u konfirmua nga UFC Europe përmes një postimi në Tëitter.

“Për shkak se Latifi nuk ndihet mirë, ai ka hequr dorë nga përballja e tij me Aleksei Oleinik në #UFCColumbus sonte.

Arsyeja për këtë largim është se Latifi është me grip dhe nuk është në gjendje të ndeshet. Sipas asaj që po raportohet, nuk lidhet me koronavirus.

-->