Ilir Mustafa me super paraqitje në kampionatin turk

Futboll 19 Shkurt 2021 19:17

Ish futbollisti i Dukagjinit dhe KF Liria, Ilir Mustafa ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme me klubin e tij, Ankara Keçiorengucu, shkruan Insporti.

Mustafa, takimin e nisi nga banka rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 13-të, në vend të Suleyman Olgun.

Mesfushori 24 vjeçari, ishte njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij, e cila humbi takimin me rezultat 0-1, ku golin e vetëm e shënoi Serkan Goksu.

Ai u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e njohur e statistikave, SofaScore.

Mustafa dominoi mesfushën kundërshtare, duke fituar 5 nga 7 duelet në tokë, si dhe 2 nga 5 duelet në ajër.



-->