Ilmen Bajra merr drejtimin e Bashkimit

Basketboll 03 Shtator 2019 10:26

Prizrenasit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për angazhimin e trajnerit, Ilmen Bajra.

Ky i fundit, kujtojmë se më parë ka qenë ndihmëstrajner dhe në disa prej ndeshjeve ka qenë edhe si strateg i parë.

Në fakt, ai si ndihmës me portokallezinjtë ka fituar titullin e kampionit, kurse edicionin e shkuar ishte asistent i Damir Mullaomeroviqit te Prishtina, që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Theksojmë se gjatë karrierës ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit si trajner i ekipit të femrave të Bashkimit (2017/18).

Ndryshe, Bajra ka qenë përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, ku u paraqit në kampionatin evropian, divizioni B.