Incident në rrethin e parë midis Hamiltonit e Vettelit

Formula 1 02 Shtator 2018 15:21

Një incident në rrethin e parë të Garës për Shpërblimin e Madh të Italisë që po zhvillohet në Monza, faere lehtë mund të dëshmohet të jetë çasti vendimtar i Kampionatit Botëror në Formula 1 këtë sezon.

Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel patën kontakt dhe incident në rrethin e parë, nga i cili Vettel e pësoi me dëmtim të pjesës së përparme të bolidit, kurse në shteg u vendos regjimi i Automobilit të Sigurisë – gjegjësisht ndalim tejkalimit.

Hamilon ka 17 pikë epërsi ndaj Vettelit para fillimi të kësaj gare dhe mund ta rris epërsinë në radhitjen e përgjithshme, në atë që është gara e fundit në Evropë për këtë sezon.

Shikoni incidentin.