Incident në start dhe fitore fenomanale – raporti i plotë

Formula 1 27 Tetor 2019 22:31

Një incident në kthesën e parë dhe një gabim i mekanikëve e vendosën garën për Shpërblimin e Madh të Meksikës në Formula 1.

Lewis Hamilton i Mercedesit doli fitues dhe tashmë është shumë afër titullit të kampionit të botës, që mund ta fitojë fare lehtëm qysh në garën e ardhshme.

Hamilton ishte pjesë e incidentit në start dhe bashkë me Verstappenin, në kthesën e parë dolën nga shtegu. Përderisa Hamilton u kthye pa pasoja Verstappen i humbi tri pozita dhe më pas pati edhe probleme tjetra në garë, duke mos qenë asnjëherë në luftë për podium, në garën ku u nis i katërti.

Leclerc dhe Vettel, të cilët u nisën nga pozitat 1 dhe 2, i mbajtën ato pozita deri në pit stopet e para, por sërish taktika e Ferrarit dhe gabimet e mekanikëve vepruan në dëm të Leclercit.

Leclec u detyrua të bëjë dy ndalesa në pit stop, kurse Vettel vetëm një dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Leclerci në pit stopin e dytë, humbi pesë sekonda si pasojë e nja gabimi të mekanikëve në montim të rrotës.

Hamilton edhe pse ndër të parët hyri në pit stop, arriti që me vetëm një ndërrim të gomave ta përfundojë garën, duke përdorë të njëjtat goma mbi 10 rrathë më shumë se shoferët tjerë, që është arritje e mahnitshme dhe kjo fitore e tij po vlerësohet si ndër më të mirat e këtij sezoni.

Vettel përfundoi i dyti, kurse Bottas i treti dhe finishi në podium e mban në luftë për titull, meqë po të përufndonte dy pozita më poshtë, Hamilton sonte do të shpallej kampion.

-->