Incident në tribunat e stadiumit – në afërsi ishte ky politikan kosovar

Kombëtarja 10 Qershor 2019 22:49

Politikanët e Kosovës kanë qenë në afërsi në dhunën e përdorur në “Vasil Levski” ku Kosova ka mundur Bullgarinë në futboll me rezultat 3:2 si mysafir.

Policia e Bullgarisë kanë qenë të detyruar të ndërhyjnë që të përshkallëzohet situata në stadium.

Burime të Insportit kanë bërë të ditur se tifozëve kosovarë u është kërkuar që të mos lëvizn pas ndeshjes. U është thënë se do të shoqërohen nga Policia për t’u larguar nga Stadiumi.

Afër këtij incidenti sipas asaj që merr vesh Insporti ka qenë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Situata ka filluar të tensionohet në momentin kur Vedat Muriqi ka barazuar rezultatin 2:2. Edhe pas golit të barazimit Kosova ka dominuar plotësisht Bullgarinë ku krejt në fund Elbasan Rashani i sigurojë 3 pikë Kosovës tejet të rëndësishme.

Në këtë ndeshje vlen të përmendet numri i madh i tifozëve të Kosovës që kishin shkuar në Bullgari për ta mbështetur përfaqësuesen tonë. Ndërkohë, ishte numër teje i vogël i tifozërisë vendëse.

Po ashtu në këtë takim janë dëgjuar thirrje raciste “Vrisni, prisni kosovarët”, këndohej nga tifozët mysafir. /Insporti.com/