Incidenti midis Verstappen dhe Vettel – vendosni vetë kush ishte fajtor

Formula 1 15 Prill 2018 09:17

 

Gara për Shpërblimin e Madh të Kinës në Formula 1 ishte më e mira e kohëve të fundit nga aspekti taktik dhe shikuar për nga numri i dueleve direkte që u zhvilluan në shteg. Një prej këtyre dueleve përfundoi me incident, që pati ndikim direkt edhe në rezultatin e garës.

Max Verstappen dhe Sebastian Vettel patën kontakt dhe shkaktuan një incident që u kushtoi shumë të dyve. Verstappen, për shkak të gabimit të tij dhe tentim tejkalimit në vend ku tejkalimi ishte i pamundshëm u dënua me 10 sekonda shtesë në kohën e tij totale, kurse Vettel, kishte më pas probleme me goma dhe rrëshqiti deri në pozitën e tetë.

Verstappen hyri në finish si i katërti, por do të jetë i pesti në plasman për shkak të dënimit dhe vendi i katërt do ti takojë Lewis Hamiltonit.