IndyCar, mrekullia shpëton shoferin në aksidentin e frikshëm (Video)

Motosport 20 Gusht 2018 10:53

Një aksident i frikshëm për pak mund t’i kishte marrë jetën shoferit të IndyCar, Robert Wickens.

Pamjet tregojnë momentin kur 29-vjeçari, në tentativë për të parakaluar Ryan Hunter-Reay, preku pjesën e pasme të njëvendëshes së rivalit dhe u përplas më pas dhunshëm me barrierën anësore.

Forca e goditjes e fluturoi në ajër makinën e Wickens dhe e përplasi me forcë në rrjetën që ndan pistën nga publiku.

Kanadezi u dërgua me helikopter në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

-->