Infantino kërkon edhe një mandat në krye të FIFA-s

Futboll 31 Mars 2022 19:26

Gianni Infantino dëshiron të kandidojë për një mandat tjetër si president i FIFA-s vitin e ardhshëm.

Synimin për ta fituar edhe një mandat të ri e bëri të ditur të enjten në përfundim të Kongresit të 72-të të FIFA-s në Doha të Katarit.

“Dua t’u them se do të kandidoj për president të FIFA-s vitin e ardhëm”, ka thënë Infantino.

Për herë të parë, president i FIFA-s, Infantino u zgjodh në vitin 2016 pas skandalit të korrupsionit që rrëzoi paraardhësin e tij, Sepp Blatter.

Më pas ai fitoi një mandat të dytë në vitin 2019, ndërsa vitin e ardhshëm kërkon mandatin e tretë në krye të Shtëpisë së Futbollit Botëror (FIFA).

-->