Infektohet me Covid-19, Real Madrid humb mbrojtësin para finales së Superkupës

Futboll 14 Janar 2022 19:17

Real Madrid do të duhet të bëjë pa Dani Carvajal në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos, planifikuar për të dielën në Riad.

Mbrojtësi madrilen rezultoi pozitiv në testin Covid-19.

Krahas Carvajal, Realit mund t’i mungojë edhe Alaba, i cili mbetet në dyshim për shkak të problemeve muskulare që e detyruan të humbasë gjysmëfinalen me Barcelonën.

-->