Infektohet me koronavirus familja Shaqiri

Futboll 24 Mars 2020 16:28

Në testet për koronavirus mbrëmë 26 persona dolën pozitivë, ndërsa 11 prej tyre ishin nga familja Shaqiri në Gjilan.

Kjo familje është e afërme e futbollistit të njohur të IPKO Superligës, mesfushorit të Ferizajt, Filonit Shaqirit.

“Familjen e prekur me këtë virus i kam kushërinj, disa prej të cilëve kanë ardhur nga Gjermania, dhe të cilët kanë infektuar edhe të tjerët”, ka deklaruar Filoniti për Olle.

Ai thekson se familja e tij nuk është e prekur.

“Kemi pasur fatin që këtë herë nuk kemi pasur kontakte me ta, prandaj edhe familja ime nuk është e prekur”, shtoi Shaqiri.

Lojtari më herët ka luajtur edhe me Gjilanin dhe Llapin.

I pyetur nëse familja Shaqiri është e afërme me yllin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ai ka mohuar një gjë të tillë.

-->