“Intelektualët” thumbojnë keq rivalët para derbit
Futboll
14 Shkurt 2019
21:59

“Lufta” e fjalëve tashmë ka filluar, para derbit të zjarrtë të Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit.
Tashmë është konfirmuar se përballja luhet të shtunën, me fillim nga ora 13:30, në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Insporti.
“Intelektualët” janë ata që kanë thumbuar të parët rivalët, duke e quajtur Gjilanin “klub pa histori”.
“Kampioni kunder klubit pa histori!” shkruhet në njoftimin e “Intelektualëve”.
“E shtunë ora 13:30 , kampioni aktual i Kosovës , klubi i vetëm në qytet , Drita jonë luan për të mposhtur një ‘klub’ nga periferia e qytetit tonë.
“Pra, të shtunën djemtë tanë në fushë dhe ne në tribina i tregojmë të gjithëve nga i bie kryeqyteti i futbollit.” /Insporti.com/