Inter, Cavani dhe Icardi, fati i dy sulmuesve i lidhur ngushtë

Futboll 25 Maj 2020 10:12

PSG insiston për Icardin ndërsa Inter shtyn gjithnjë e më shumë Cavanin. Mes dy sulmuesve qëndron një tjetër, Lautaro Martinez, nëse “demi” vendos të largohet në Barcelonë, zikaltërit janë të detyruar të gjejnë një zëvendësues, e gjithë vëmendja e tyre është e përqendruar tek Edison Cavani.

Uruguaiani është kthyer në prioritet absolut pasi përfaqëson një lëvizje me kosto zero, nëse do të vihet në jetë. Për Cavanin do të kishte vend në Milano edhe nëse Maritinez nuk largohet, për këtë arsye, Inter ka nisur punën për të bindur “matadorin”.

Një kontratë 3-vjeçare dhe 7,5 milion euro në sezon plus bonuse duket një ofertë e shkëlqyer, Cavani nuk do të ishte kundër por fjala e parë i takon PSG. Cavani do të qëndronte me dëshirë në Paris edhe nëse drejtuesit e klubit i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare. Në këtë pikë në skenë del Icardi, nëse PSG blen përfundimisht kartonin e argjentinasit, Cavani do të ishte i tepërt. Leonardo kërkon skonto për kartonin e Icardit ndërsa Inter insiston në klauzolën e vendosur, 70 milion euro.

-->