Inter mendon për Kurzawen

Futboll 06 Shkurt 2020 12:15

Inter po mendon afrimin e mbrojtësit 27 vjeçar francez, Layvin Kurzawa, i cili luan me PSG.

Kontrata e lojtarit përfundon në fund të sezonit dhe ai mund të largohet me parametra 0.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Beppe Marotta, drejtori sportiv i Interit do ta sjellë mbrojtësin në “San Siro” pasi ka arritur dakordim paraprakë me të.

Kurzawa ka pesë vite me fanellën e PSG, ku ka shënuar 12 gola në 100 paraqitje.

-->