Inter mendon për Luka Modric

Futboll 19 Janar 2020 13:26

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle “Sport”, Inter do të rikthehet në sulm për mesfushorin kroat me kërkesë të Antonio Contes: tani lojtari mund të largohet nga Reali i Madridit më lehtë krahasuar me një vit e gjysmë më parë, duke konsideruar 35 vitet që do të mbushë në vitin 2020 dhe kontratën që i skadon në vitin 2021.

“Galaktikët”, vijon i njëjti burim, do të dëgjojnë Interin qershorin e ardhshëm dhe mund të marrin në shqyrtim opsionin për ta lënë të lirë./Insporti.com/

-->