Inter – Modric, deklarata e Spalletit pas ndeshjes me Lyonin është e madhe për tifozët

Futboll 04 Gusht 2018 23:18

Interi vazhdon të ëndërrojë sa i përket transferimit të yllit të Real Madridit dhe Përfaqësueses së Kroacisë, Luka Modric, përcjell Insporti.

Trajneri Luciano Spalleti ka folur për çështjen në fjalë pas fitores në ndeshjen miqësore ndaj Olimpique Lyonit.

“Është e qartë se Modric do të ishte i rëndësishëm për të gjithë, e lë më për ne. Vazhdoj të ëndërroj së bashku me tifozët, por jemi të përgatitur edhe të kompensojmë gjithçka që mund të ndodhë”, deklaron Spalleti.

Modric që ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me Real Madrid, sipas medieve në Spanjë dhe Itali ka shprehur dëshirën për të nisur diçka të re, te Interi në Serie A.

Presidenti i Realit, Florentino Perez po bën gjithçka për të mbajtur ‘maestron’ e mesfushës, duke thënë se klauzola e largimit të tij është 750 milionë euro. /Insporti/

-->