Interesim i madh për Drag Race, ky është numri i garuesve që kanë aplikuar

FASK 01 Gusht 2019 12:32

Këtë të diel, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara Drag Race, e treta për këtë vit.

Interesimi për pjesëmarrje është tepër i madh, duke marrë parasysh se deri të enjten në mesditë kanë aplikuar mbi 150 garues.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, ka bërë të ditur se aplikimi do të mbyllet sonte në orën 00:00, duke shtuar se do të jetë i pamundur aplikimi në ditën e garës.

Ndërkohë, janë bërë të gjitha përgatitjet që të dielën të jetë një festë e vërtetë e auto sportit.

Garues nga vendi ynë, nga diaspora dhe vendet e rajonit do të garojnë të dielën me makinat e tyre nga më të ndryshmet dhe më atraktive.