Interi bën detyrën ndaj Ludogorets – kalon në fazën tjetër

Futboll 27 Shkurt 2020 23:08

Inter ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

‘Zikaltrit’ e udhëhequr nga Antonio Conte kanë mposhtur skuadrën e Ludogorets me rezultatin 2:1 (4:1).

Mysafirët shënuan të parët me Cauly Oliveira Souza (26′).

Golat për Interi i realizuan Cristiano Biraghi (32′) dhe Romelu Lukaku (45′).

Kështu, me rezultatin 4:1 në total, Inter siguron biletën për 1/16-ën e finales në Ligën e Evropës.

-->