Interi dhe Barcelona hapin Championsin, orari i të gjitha ndeshjeve (FOTO)

Futboll 31 Gusht 2018 10:28

Mbrëmë është hedhur shorti për Ligën e Kampionëve ku tri grupe (Grupi C, Grupi H dhe Grupi B), mund të marrin epitetin “Grupe të vdekjes”.

Në Grupin H, tri skuadra të mira do të luftojnë për një vend në 1/8 e finales, me Juventusin që është favorit dhe Manchester United e Valencia pas tyre. Kampioni i Zvicrës, Young Boys megjithatë konsiderohet si jo favorit për të kaluar këtë grup.

Një grup tjetër, tamam i vdekjes është Gripi C, me Paris Sant-Germain, Napoli, Liverpool dhe Crvena Zvezdën që presin përballje interesante

Grupi tjetër më interesanti është grupi B, ku është Barcelona, Tottenham, PSV dhe Inter.

Mbrojtësit e titulli Real Madrid, janë shortuar në Grupin G dhe janë favorit për ta kaluar grupin bashkë me AS Romën. CSKA Moscoë dhe Viktoria Plzen mund të konsiderohen si jo favorit për të kaluar tutje.

Interi dhe Barcelona janë skuadrat që zhvillojnë ndeshjet e para në Champions për sezonin 2018/19.

Interi e nis aventurën në Ligë të Kampionëve kundër Tottenhamit me 18 shtator në “San Siro”, kurse Barcelona e pret PSV-në në “Camp Nou”.

Ndryshe ndeshjet e para do të zhvillohen më 18 dhe 19 shtator, kurse ky është orari në total se kur do të zhvillohen këto ndeshje.

-->