Interi e Atalanta në Champions, Milani mbetet jashtë

Futboll 26 Maj 2019 22:41

Interi e Atalanta kanë arritur kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Interi me fitore dramatike 2:1 ndaj Empolit në “Giuseppe Meazza” e ka siguruar plasmanin për në turneun më elitar të Evropës, shkruan Insporti

Milani, përkundër fitores në udhëtim te SPAL-i, ka mbetur në Ligën e Evropës pasi e përfundoi sezonin me 68 pikë në pozitën e pestë.

Kurse, me nga 69 pikë, Atalanta e Interi janë kualifikuar nga pozitat 3, respektivisht 4 në tabelë. Atalanta për herë të parë në histori ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Roma i bashkohet Milanit në Europa League, pasi me 66 pikë e përfundoi sezonin në pozitën e 6-të.

Kundërshtari i Interit, Empoli, luante për mbijetesë gjë që nuk e arriti, pasi e përfundoi sezonin në pozitën e 18-të, duke rënë kështu në Serie B.

Empoli e përfundoi sezonin me golaverazh -19, kurse Genoa ka arritur të qëndrojë në Serie A me vetëm një gol të shënuar më shumë (-18), në pozitën e 17-të në tabelë. /Insporti.com/