Interi gabon ndaj Udinese

Futboll 23 Janar 2021 19:57

Udinese dhe Inter janë ndeshur në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

“Nerazzurrët” hynë në këtë ndeshje nga fitorja tejet e rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, Juventusit, të cilin mposhtën javën e kaluar në “Giuseppe Meazza”. Ndërsa Udinese është duke pësuar seri negative të rezultateve, ata kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit dhe kanë barazuar dy.

Por, pavarësisht formës së dobët të Udineses, Interi nuk arriti të përfitojë nga gabimi i Milanit, dhe nuk mundi të arkëtojë tre pikë të plota.

Rezultati përfundimtar Udinese 0-0 Inter.

Interi qëndron në pozitën e dytë me 41 pikë, dy më pak se Mialni që vazhdon të kryesojë tabelën e Serie A.

-->