Interi gjen zëvendësuesin e Lautaro Martinez

Futboll 01 Qershor 2020 16:39

Interi ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Lautaro Martinez. Zikaltërit janë të vetëdijshëm që sulmuesi argjentinas do të largohet në fund të sezonit dhe për këtë arsye kërkon të gjejë lojtarin e duhur për reapartin e sulmit.

Përveç Cavanit që me shumë mundësi do të firmos në Milano, Interi kërkon edhe një tjetër lojtar. Sipas mediave në Spanjë, drejtuesit po vëzhgojnë me kujdes edhe te Arsenali, pasi Alexadre Lacazette është kthyer në një nga objektivat e klubit.

Zëvendësuesi i Lautaro Martinez, Interi “peshkon” te Arsenal

Francezi ka ende kontratë me Arsenal, por Interi është gati të pagujë një shifër të majme duke parë të ardhurat që do të vijnë nga shitja e Lautaro Martinez.

-->