Interi marrëveshje për sponsor të ri

Futboll 01 Gusht 2020 18:45

Interi raportohet se ka nënshkruar kontratë tre vjeçare për reklama krahu me IC Markets, me vkerë 15 milionë euro

Sipas Calcio e Finanza, kontrata tregon që Inter do të fitojë 4.5 milionë euro në vitin e parë, 4.8 në vitin e dytë dhe pesë milionë euro në sezonin e tretë.

Këtu nuk janë të përfshira bonuset e ndryshme dhe rezultatet sportive.

Sponsorët e krahut janë një gjë e re në Serie A. Deri me tani ata i kanë Atalanta, Bologna, Fiorentina dhe SPAL.

Për dallim me këto klube Inter fiton shumë më suhmë.

Në anën tjetër Neraazurri do të debutojnë me fanellën e dytë këtë mbrëmje në ndeshjen e Serie A me Atalantan, një dizajn që nga disa është cilësuar si fanellat e atyre që “pastrojnë pjata”.

-->