Interi me lehtësi e mposht Cagliarin

Futboll 14 Janar 2020 23:09

Interi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Cagliarit në 1/8 e Kupës së Italisë.

Neroazurrët treguan forcën e tyre që në start, duke arritur të shënojnë që në minutën e parë me Romelu Lukakun që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e sardëve.

Në minutën e 22-të Interi i dha rrugë lojës, duke shënuar me Borja Valeron për 2-0.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, por gola kishte edhe në të dytën.

Në minutën e 49-të, Romelu Lukaku arriti të shënojë për 3-0, e që për të ishte goli i dytë në këtë takim.

Cagliari krejt çka bëri ishte një gol në minutën e 73-të me Alberto Cerrin që asistoi për shënuesin Christian Oliva (3-1), transmeton telegrafi.com.

Në fund të ndeshjes ishte radha edhe për Andrea Ranocchian, që shënoi për 4-1.

Alexis Sanchez .

Interi me këtë fitore Interi ka kaluar në çerekfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes Fiorentina-Atalanta.

-->