Interi me tjetër ofertë për Lukakun, i përgjigjet Manchester Unitedi

Futboll 06 Gusht 2019 20:24

Manchester Unitedi raportohet se ka refuzuar një ofertë të re të Interit për Romelu Lukakun.

Sipas Sky Sports, Interi ka dërguar ofertë rreth 73 milionë eurove për sulmuesin belg, por edhe kjo ofertë e dytë është refuzuar pasi “Djajtë e Kuq” duan të paktën 85 milionë euro.

Kjo është shuma e njëjtë që ata kanë paguar për ta transferuar belgun nga Evertoni dy vjet më parë.

Unitedi ditë më parë ishte afër shkëmbimit të Lukakus me Paulo Dybalan e Juventusit, por një transferim i tillë dështoi për shkak të argjentinasit që refuzoi largimin nga “Zonja e Vjetër”.