Interi refuzon ofertën e parë të PSG-ë për Icardin

Futboll 23 Maj 2020 14:23

Interi thuhet se ka refuzuar ofertë fillestare të Paris Saitn-Germain prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë tjera bonuse për Mauro Icardin, pasi ata duan të paktën 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Sulmuesi aktualisht ndodhet në Paris i huazuar me një mundësi blerje për 70 milionë euro, por kampionët e Ligue 1 po kërkojnë zbritje, veçanërisht pasi sezoni i tyre u mbyll në fillim për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, propozim fillestar i PSG-së prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse është refuzuar.

PSG tashmë ka paguar 13 milionë euro për huazimin një sezonal dhe mbuloi pagën e tij, ndërsa Icardi ua ktheu 21 gola dhe katër asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Juventusi dhe Napoli thuhet se janë të gatshëm të mirëpresin Icardin përsëri në Serie A, por nëse PSG do ta blinte lojtarin dhe menjëherë ta shiste atë në një klub tjetër italian, Interi do të fitonte edhe një bonuse tjetër prej 15 milionë eurosh, duke e quar çmimin në 85 milionë.

-->