Interi transferon yllin e Chelseat?
Futboll
13 Prill 2019
13:08

Mbrojtësi brazilian, Emerson Palmieri, nuk ka të ardhme në ish kampionin anglez, Chelsea.
Emerson ishte transferuar nga Roma në Chelsea por minutazha e vogël nën udhëheqjen e trajnerit italian, Maurrizio Sarri, ka bërë që ai të mendojë largimin nga “Stamford Brigde”.
Për shërbimet e tij është duke u interesuar klubi italian, Inter.
Calciomercato ka raportuar se drejtori i zikaltërve Bebe Morata e pëlqen shumë lojtarin dhe synon ta transferojë te Interi.
Neroazzurrët po duan huazimin e Emersonit për një edicion me mundësi blerje për 20 milionë euro.
24-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Chelsean deri në qershor të vitit 2022. /Insporti.com/