Interi vazhdon me fitore, mposht Genoan

Futboll 28 Shkurt 2021 17:06

Interi assesi të ndalet. “Nerazzurrët” e kanë regjistruar fitoren e radhës në Serie A.

Skuadra që drejtohet nga Antonio Conte kishte punë sot me Genoan në “Giuseppe Meazza”.

Ndeshja e vlefshme për javën e 24-t në Serie A i takoi Interit me rezultat bindës, 3:0.

Image

Romelu Lukaku (‘1), Matteo Darmian (’69) dhe Alexis Sanchez (’80) i shënuan golat e fitores për Interin.

Me këtë fitore, Interi “blindon” vendin e parë në tabelë me 56 pikë të tubuara pas 24 ndeshjeve.

Kurse, Genoa ndodhet në vendin e 13-të me 26 sosh.

-->