Interpretime të ndryshme – Nuza sqaron rregullat e reja të FIFA-s

Ndryshimet në rregullat e FIFA-s kanë shkaktuar pa qartësi të shumta në opinion e futbollit tonë, shkruan Insporti.com.
Sezoni i ri në Superligë tashmë ka filluar dhe qysh në dy javët e para është parë një cilësi mjaft e mirë.
Megjithatë, rregullat e reja janë duke u keqinterpretuar në opinion.
Në mbledhjen e 133-të në Bordit Ndërkombëtar në Aberdin të Skocisë, janë miratuar rregullat që do të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjeve. Rivënia e topit në lojë, ndërrimet, muret, penalltitë, goditja me dy prekje, prekjet ndaj gjyqtarit por dhe prekjet me dorë.
Insporti ka kontaktuar gjyqtarin më të mirë të futbollit tonë, Genc Nuza i cili posedon edhe stemën e FIFA-s.
Nuza për Insportin ka thënë se pa qartësi më e madhe tek opinioni është te prekja me dorë. Ai ka thënë se jo çdo prekje me dorë është penallti.
“Diskutimi më i madh është i bërë, aq sa kam parë, te prekja e topit me dorë. Ka shumë interpretime të ndryshme te këto raste. Duhet të dimë që rregullat kanë ndryshuar: futbolli nuk pranon më gola me dorë dhe as krijimin e shanseve qysh ka ndodhur në të kaluarën, që do të thotë që çdo prekje me dorë në fazën e sulmit është kundërvajtje”, ka thënë Nuza për Insporti.com.

Nuza, tutje ka shtuar se te akordimi i penalltive janë disa kritere që duhen sqaruar.
“Ndërsa, te akordimi i penalltisë janë sqaruar disa kritere që duhet plotësuar për t’u akorduar një penallti, siç janë (pozita natyrale e dorës dhe jo natyrale), për të akorduar një penallti ose jo. Kur një lojtar e bën trupin e tij më të madh se sa është me zgjatjen e dorës, kur kemi të bëjmë me një top të pa pritur dhe këto janë disa prej kritereve për të akorduar ose jo dhe duhet te dimë se jo çdo prekje e topit me dorë nuk është penallti”, ka përfunduar Nuza. /Insporti.com/