Inzaghi komenton debutimin e Muriqit në Ligën e Kampionëve

Kombëtarja 21 Tetor 2020 09:43

Vedat Muriqi debutoi në Ligën e Kampionëve në fitoren e Lazios kundër Dortmundit, duke u bërë futbollisti i parë nga Kosova që luan në garën më të fortë evropiane për klube, shkruan Insporti.com.

Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë dhe zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë kundër skuadrës gjermane.

Trajneri italian në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka diskutuar për paraqitjen e Muriqit.

“Morëm mësim të mirë nga humbja ndaj Genoas. Reagimi ishte fantastik dhe skuadra ime ishe e shkëlqyer. Correa dhe Immobile kanë bërë një punë të pabesueshme. Kur në lojë u fut Muriqi dhe Caicedo, dëshmuan se janë të dobishëm edhe nga banka rezervë. Pres ta kam shpejt skuadrën e kompletuar edhe me lojtarët që sot janë të lënduar, dhe më pas do të luftojmë në tri fronte” ka thënë Inzaghi.

Lazio e nisi fazën e grupeve me fitore 3:1 ndaj Dortmundit. /Insporti.com/

-->