IPKO Superliga e Kosovës vazhdon me super ndeshje, vëmendja në Podujevë

Ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ballkanit nisi javën e 27-të të IPKO Superligës së Kosovës.
“Minatorët” siguruan një fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke fituar me rezultat 2:1.
Ndërsa, e shtunë (sot) do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj xhiroje.
Prishtina është nikoqire e skuadrës tashmë të përshendetur nga Superliga, KEK-u.
Lideri i Superligës, Feronikeli do të përballet me Ferizajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi. Djelmoshat e Zekirja Ramadanit do ta mundohen të arrijnë fitoren e radhës për të mbetur në krye të tabelës.
Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Gjilanin.
Kjo ndeshje pritet të jetë më interesante, për faktin se dy skuadrat kanë cilësi dhe Llapi nuk do ta ketë aq të lehtë triumfin ndaj bardhekuqve nga Gjilani.