IPKO Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super derbi

Futboll 31 Gusht 2019 09:00

IPKO Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje, dy prej tyre derbi të kësaj xhiro.

Në Drenas skuadra kampione e Kosovës në futboll, KF Feronikeli është nikoqire e skuadrës së Prishtinës me fillim të orës 16:00, për të zhvilluar ndeshjen kryesore.

Nikli pas humbjes së parë që në xhiron e dytë ndaj Ballkanit do të luajë vetëm për tri pikë, ndërsa për Prishtinën pos trepikëshit të parë sezonal, në “horizont” është edhe një triumf hakmarrës për titullin e humbur në xhiron e fundit në sezonin 2018/19.

Një tjetër takim shumë interesant zhvillohet në Podujevë, ku ballafaqohen Llapi dhe Ballkani.

Ekipi i Tahir Batatinës luan vetëm për fitore ndaj skuadrës së Ismet Munishit, që vjen furishëm pas dy paraqitjeve pozitive në dy ndeshjet e para.

 

“I dua 5000 shikues në Zahir Pajaziti të shtunën”, ishte deklarata e Batatinës, që më së miri e tregon rëndësinë e duelit të sotëm.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës luhet në “Stadiumin e Flamurtarit” mes Flamurtarit dhe Ferizajt.

E shtunë – 16:00

Feronikeli – Prishtina

(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, B. Kepuska, F. Jashari)

Llapi – Ballkani

(Gjyqtarë: S. Isufi, L. Muhadri, B. Morina)

Flamurtari – Ferizaj

(Gjyqtarë: F. Tahiri, E. Baliqi, A. Ejupi)

-->