IPKO Superliga sot me dy ndeshje, vëmendja në Gjilan

Futboll 30 Mars 2019 09:47

IPKO Superliga e Kosovës sot do të vazhdojë me dy ndeshje të xhiros së 24-të.

Gjatë ditës së premte janë zhvilluar dy ndeshje, Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi, ndeshje që iu takuan skuadrave mysafire.

Sot do të takohen rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Gjlani dhe Trepça ’89 do të takohen me fillim të orës 14:00, raporton Insporti.com.

Trepça ’89 do të kërkojë këndelljen pas humbjes turpëruese 5-0 xhiron e kaluar nga Feronikeli, kurse Drenica kundër skuadrës së fundit në renditje, KEK-ut, do të kërkojë të qëndrojë sa më larg barazhit.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, Ballkani – Prishtina 14:00)dhe Flamurtari – Feronikeli 17:00. /Insporti.com/

 

-->