IPKO Superliga vazhdon me dy ndeshje, luhet për mbijetesë

Futboll 14 Prill 2019 11:48

IPKO Superliga e Kosovës javë pas jave po bëhët më interesante.

Të shtunën (dje) u zhvilluan tri ndeshje të Superligës, dhe njëra nga ato ndeshje ishte befasia më e madhe deri më tani në këtë sezon.

Lideri i ligës KF Feronikeli pësoi humbje nga KF Ferizaj me rezultat 1:2, duke bërë një hapa prapa në garën për titull. Këtë gabim të “Nikli” e shfrytëzuan më së miri dy rivalët për titull, KF Prishtina dhe KF Llapi, që fituan pa problem ndeshjet e tyre si vendas.

KF Prishtina mundi KEK-u me rezultat minimal 1:0, ndërsa KF Llapi fitoi ndaj Gjilanit me rezultat 2:1.

Tashmë, gara për titull të kampionit është bërë edhe më interesante, pasi Feronikeli dhe Prishtina kanë pikë të barabarta në dy pozitat e para (62 pikë), ndërsa Llapi renditet në pozitën e trete me dy pikë më pak (60 pikë), shkruan Insporti.com.

Sot Superliga do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera, ndërmjet KF Dritës dhe KF Drenciës dhe ajo mes KF Flamurtarit dhe KF Lirisë.

Skuadra kampione është në formë të mirë dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë, vetëm një pozitë më poshtë është Drenica.

Dëshira më e madhe për fitore do të jetë në takimin mes Flamurtarit dhe Lirisë, ku luhet për mbijetesën.

Me një fitore eventuale, Flamurtari do të barazonte pikët me Ballkanin dhe do të mund të shmangte barazhin.

Të dy ndeshjet nisin me fillim të orës 15:30. /Insporti.com/

 

 

-->