Irani e dënon me vdekje boksierin 26-vjeçar – kjo është arsyeja

Sporte të tjera 19 Janar 2022 13:53

Boksieri iranian, Mohammad Javad është dënuar me vdekje, për shkak se kishte marrë pjesë në një protestë kundër korrupsionit në Iran në vitin 2019.

Javad ishte arrestuar në shkurt të vitit 2020 dhe dy vjet më vonë u dënua me vdekje.

Dënimi i tij me vdekje vjen pak më shumë se një vit pasi autoritetet iraniane e varën mundësin Navid Afkari në shtator 2020, për shkak të komenteve të tij kundër keqmenaxhimit ekonomik dhe politik të regjimit në vitin 2018.

Vrasja e Afkarit e nxiti aktivisten dhe gazetaren iranian Masih Alinejad ta nis një fushatë “Të bashkuar për Navid” (#United4Navid).

Ajo e ka nisur një fushatë tani për t’ia shpëtuar jetën Javadit.

Alinejad shkroi në Twitter: “Dënim me vdekje edhe për një atlet tjetër në Iran për krimin e protestimit në nëntor 2019”.

“Mohammad Javad është kampion boksi. Ata e dënuan atë me vdekje për ‘shpërndarjen e korrupsionit në Tokë’”, shtoi ajo.

“Në dështuam ta shpëtojnë mundësin iranian Navid Afkari. Atletët botërorë mund të na ndihmojnë këtë herë”.

Ajo përfundoi: “Para se të ekzekutohej Afkari kishte thënë: ‘Republika Islamike po e kërkon një qafë për ta lidhur një litar përreth saj”

https://twitter.com/AlinejadMasih/status/1482407057760395270?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1482407057760395270%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.jpost.com%2Fmiddle-east%2Firan-news%2Farticle-692632

-->