Isak: Kosova ka lojtarë me mjaftë kualitet

Futboll 09 Tetor 2021 20:39

Sulmuesi suedez, Aleksander Isak është deklaruar pas fitores së Suedisë ndaj Kosovës.

Pas ndeshjes, Isak lavdëroi futbollistët e Kosovës, derisa foli edhe për golin e tij.

“Kosova është një skuadër e mirë në anën sulmuese. Ka lojtarë me mjaftë kualitet”.

“Ne arritëm të shënojmë gola. Gjatë pjesës së dytë krijuam më shumë. Ky ishte goli im më i bukur për Kombëtaren”, deklaroi ai.

Isak realizoi golin e dytë në takim ndaj “Dardanëve”.

-->