Isco kërkohet edhe nga një tjetër gjigant evropian

Futboll 07 Dhjetor 2018 23:46

Sipas raportimeve në Spanjë, Bayern Munich i është bashkuar Manchester Cityt dhe Juventusit në garën për të nënshkruar me fantazistin e Real madridit, Isco.

26-vjeçari ishte kapiteni i Real Madrid në ndeshjen e së enjtes kundër Melillas për Kupën e Mbretit, por nuk ka luajtur si titullar në shtatë ndeshjet e mëparshme nën drejtimin e Santiago Solarit.

Don Diario raporton se Bayerni është ekipi i fundit evropian që ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Malagas, i cili gjithnjë e më shumë po has vështirësi për të gjetur minuta në Madrid.

Spanjolli u la jashtë skuadrës në ndeshjen e Champios Leagues kundër Romës, disa ditë pasi u raportua se kishte refuzuar t’i jepte dorën Solarit pas humbjes në kampionat kundër Eibar.

Spanjolli nuk ka luajtur si titullar me kampionët e Evropës në La Liga që nga humbja 5-1 në “El Clasico” kundër Barcelonës,  ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në drejtimin e skuadrës.

-->