Isco në shitje, Reali ka caktuar çmimin

Futboll 20 Prill 2019 09:09

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Reali i Madridit ka fiksuar çmimin e shitjes së fantazistit Isco, që është 60 milionë euro.

Me rikthimin e trajnerit Zinedine Zidane, Isco ka zhvilluar ndeshje të mira, por sërish kjo nuk e shpëton nga “operacioni fshesa” që do të zhvillohet në klubin madrilen këtë verë.

Për fantazistin spanjoll interesohen klube të shumta si Juventusi, Manchester City, Arsenali dhe Chelsea.